Jep dorëheqje edhe Artan Etemi, Drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës – AlbMania    
     

Jep dorëheqje edhe Artan Etemi, Drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës

 Jep dorëheqje edhe Artan Etemi, Drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës

Drejtori ekonomik i spitalit Klinik të Tetovës, Artan Etemi jep dorëheqje pas tragj*edisë që ndodhi në spitalin modual të Cocid 19 në Tetovë.

Dorëheqjen e tij e ka njoftuar përmes një statusi në faqen e tij në facecook, njofton in7

Postimi i plotë:

Duke ndjerë dhimbjen e thellë nga tragjedia që ndodhi në qendrën modulare në Tetovë, si dhe duke qenë prezent vetë në vendin e ngjarjes, nga pamjet trishtuese që kam përjetuar duke nxjerrë edhe vetë me duart e mia kufomat e viktimave, në cilësinë e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës jap dorëheqjen time si një akt moral.
Qëndroj besnik në parimin se organet hetuese dhe ekspertët e angazhuar ndërkombëtar do zbulojnë arsyen e vërtetë se si erdhi deri te tragjedia që ndodhi në qendrën modulare dhe që theu zemrat tona.
Bashkëndjej dhimbjen me familjarët e viktimave.
Artan Etemi
10.09.2021
Tetovë, ka përfunduar Drejtori ekonomik i Spitalit Klinik të Tetovës./in7.tv/