Jep dorëheqje edhe një zyrtar i lartë i administratës Trump – AlbMania    
     

Jep dorëheqje edhe një zyrtar i lartë i administratës Trump

 Jep dorëheqje edhe një zyrtar i lartë i administratës Trump

Zëvendës-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, Matt Pottinger, ka dhënë dorëheqje pas protestave të dhunshme në Washington, ku protestuesit pro-Trump depërtuan në ndërtesën e Kongresit, raporton CNN.

Trump është kritikuar se ka përkrahur protestuesit dhe madje është thënë se ai e ka nxitur dhunën.

Pottinger ka thënë se nuk ka pasur çfarë të mendojë. Më herët kanë dhënë dorëheqje edhe këshilltarët e tjerë të lartë të Trumpit, si këshilltari për siguri kombëtar Robert O’Brien dhe zëvendës-shefi i stafit Chris Liddell.

Në protestat kanë vdekur katër persona, një prej tyre nga plagët me armë.