Jonida Vokshi konfirmon shtatzëninë

 Jonida Vokshi konfirmon shtatzëninë

Prej ditësh është përfolur se Jonida është në pritje të ëmbël.

Moderatorja vendosi që këtë lajm ta konfirmojë mbrëmë në spektaklin “Top Talent”, shkruan lajmi.net.

Madje, ajo gjeti një metodë interesante se si të njoftonte për shtatzëninë.

Në një moment gjatë mbrëmjes, Jonida tha se nëse do rastiste që votat për konkurrentët të dilnin barazim,a ajo do përdorte votën e pestë.

“Kur jemi barazim, unë do të përdor votën e pestë sepse jemi pesë veta në juri”, tha ajo.

Ndërsa më vonë Ori Nebijaj e pyeti rreth ndryshimeve të shtatzënisë, ndërsa moderatorja tregoi se është bërë e ndjeshme.

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan dashurinë me martesë vitin që lamë pas.