Ju faleminderit shumë për fjalët tuaja të mira dhe mbështetjen tuaj që ma jepni! – AlbMania          

Ju faleminderit shumë për fjalët tuaja të mira dhe mbështetjen tuaj që ma jepni!

 Ju faleminderit shumë për fjalët tuaja të mira dhe mbështetjen tuaj që ma jepni!

Ditë më parë Donika Bakiu kandidate për deputete e koalicionit Tash është koha në zonën 6 në profilin e saj në facebook falenderon të gjithë përkrahësit :” Përshëndetje miq, ju faleminderit shumë të gjithëve që na përkrahët! Unë isha një figurë e re, e paprekur në politikë. E them këtë sepse prindërit e mi kurrë nuk kanë qenë në parti politike. Po ashtu dhe unë e provova një rrugë të re , e doja ndryshimin sepse shihja në sytë e të rinjve zhgënjim ngjashëm si puna ime. Gjatë tërë jetës sime jam munduar të jap ndihmë aq sa kam mundur nga vetja ime dhe këtë do ta bëj gjithmonë! Faleminderit shumë të gjithë profesorëve që më thonin “ti je e ardhmja, mos u dorëzo”. Faleminderit rinisë së mrekullushme që ka Aleanca për Shqiptarët, ju jam mirënjohëse që më besuan të më kandidonin si FRASH për në listën e deputetëve! Prindërve dhe motrës ju kam borxh gjatë tërë jetës sepse më mbështesin dhe i kam krahë gjithmonë! Jam shumë e lumtur që më rrethon një shoqëri si ju! Ju faleminderit shumë për fjalët tuaja të mira dhe mbështetjen tuaj që ma jepni! Kjo do të thotë shumë për mua. Ju lutem kurrë në jetë mos ofendoni, pa helme! Shumë suksese të gjithë atyre deputetëve që janë përzgjedhur! Me respekt të thellë Donika Bakiu!”