Juventus merr një lajm të mirë para ndeshjes me Leverkusen

 Juventus merr një lajm të mirë para ndeshjes me Leverkusen

Juventus do të ketë një favor shtesë para ndeshjes me Bayer Leverkusen.

Xhiroja e dytë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve do t’i gjej përballë Juventusin dhe Bayer Leverkusenin.

Para kësaj ndeshje, skuadra gjermane ka konfirmuar se nuk do të kenë shërbimet e anësorit Leon Bailey.

Lojtari duket se ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes kundër Lokomotivës së Moskës.

Sipas ekzaminimeve të para mjekësore të kryera nga mjeku i skuadrës së Leverkusen, lojtari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 1 tetorit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com