Juventus zhgënjehet nga Sarri, e rikthen Allegrin në stol?

 Juventus zhgënjehet nga Sarri, e rikthen Allegrin në stol?

Kanë filluar të shpeshtohen zërat për një rikthim të mundshëm të Massimiliano Alegrit te skuadra e Juventusit pas një sezoni jo shumë produktiv deri në këtë faze nga ‘’Zonja e Vjetër’’.

Humbja 2-1 kundër Hellas Veronas në xhiron e fundit në Serie A siç duket po shërben si paralajmërim, se Maurrizio Sarri i ka ditët e numëruara në Torino.

Ndonëse loja atraktive ishte arsyeja kryesore pse Juventusi nënshkroi me teknikun italian, as tek ajo pjesë nuk po arrin të bind 62- vjeçari, duke parë se loja e tij ka lënë për të dëshiruar të paktën deri në këtë fazë të kampionatit.

Calciomercato, La Gazetta dello Sport dhe La Reppublica janë të njëzëri se Alegri mund të rikthehet prapë në stolin e bardhezinjëve.

Me italianin e papunë, arritja e marrëveshjes në mes të palëve shihet si lehtë e arritshme.

Kujtojmë se Allegri u shkarkua nga 35-herë kampionët italianë në qershor të 2019-es, anise arriti t’ua sigurojë titullin e pestë rresht në Itali.