Juventusi vendos për blerjen përfundimtare të McKenniet – AlbMania          

Juventusi vendos për blerjen përfundimtare të McKenniet

 Juventusi vendos për blerjen përfundimtare të McKenniet

Drejtuesit e Juventusit kanë vendosur ta blejnë përfundimisht kartonin e mesfushorit amerikan Weston McKennie, të cilin e kishin huazuar për një vit nga Schalke para fillimit të këtij sezoni.

McKennie ka impresionuar me paraqitjet e treguara këtë sezon te Juventusi duke detyruar klubin italian ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes së tij. 22-vjeçari, ka dy gola e po aq asistime në 14 ndeshje për Juventusin në të gjitha garat. Për kartonin e McKenniet, Juventusi do t’i paguajë Schalkes 18.5 milionë euro dëmshpërblim në tri këste. Në fakt, Juventusi tashmë ka paguar 4.5 milionë euro për huazimin njëvjeçar të McKenniet, reprezentuesit të SHBA-së.