Kahremani: Ismaili dhe Thaçi kanë qenë miq të afërt (VIDEO)

 Kahremani: Ismaili dhe Thaçi kanë qenë miq të afërt (VIDEO)

Deputeti i Alternativës, Nexhmedin Kahremani ka pranuar se drejtori i Shtëpisë Botuese “Logos A”, Adnan Ismaili dhe kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi kanë qenë miq të afërt. Ai në një prononcim për Tv21 u shpreh i sigurt që Thaçi ka informacione për kërcënimet që janë bërë ndaj tij, sepse për të njëjtat i ka treguar Adnan Ismaili.

“Sigurisht ka biseduar me Menduhin sepse kanë qenë të afërt me Menduhin, në mënyrë shoqërore e them të afërt dhe duke e ditur ndikimin e Menduhit si kryetar i partisë shqiptare në Tetovë, me siguri këtu ka qenë”, deklaroi Kahremani.

Ndryshe, ditëve të fundit Menduh Thaçi ka lëshuar një madh akuzash mbi drejtorin e “Logos A” dhe ka hedhur dyshime se ky i fundit merr para nga Irani.

 

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com