Kapiteni i parë mysliman i Izraelit, rrëfen historinë e trishtë familjare

 Kapiteni i parë mysliman i Izraelit, rrëfen historinë e trishtë familjare

Bibars Natho është futbollisti i parë në histori të Izraelit që mban shiritin e kapitenit dhe i takon fesë islame.

Ai aktualisht është pjesë e Partizanit të Beogradit derisa ka pasur një histori të dhimbshme.

Natho u takon asserkezëve vendas të Kaukazit Veriperëndimor i cili përbëhet me popullsi prej 4 milionë dhe janë të shpërndarë në Turqi, Rusi, Jordan dhe Siri.

Të gjithë e dinë që situata politike në Izrael është e ndërlikuar dhe shumë nuk e kuptojnë atë edhe pse ajo ka vazhduar për dekada.

“Për mua, të jesh kapiten është një gjë e shkëlqyeshme. Kur më thanë që isha udhëheqësi i parë mysliman i kombëtares, vërtet u befasove por më pas kuptova që futbolli mund të bëjë shumçka”, ka thënë Natho i cili ka një histori të trishtë.

“Kur isha 15 vjeç patëm një aksident të tmershëm trafiku. Dy vajzat e xhaxhas vdiqën në vend, njëra ishte basketbolliste dhe mbante numrin gjashtë. Për shkak të saj, unë e zgjodha atë numër. Te Partizani numri 6 ishte i zënë kështu që unë e vesha 66”, ka thënë Natho./Zëri/