Karnavalet në Maqedoninë e Veriut, me kostume e maska për të larguar fatin e keq (Foto)

 Karnavalet në Maqedoninë e Veriut, me kostume e maska për të larguar fatin e keq (Foto)

Me kostume e maska për të larguar fatin e keq. Qindra banorë e turistë morën pjesë në karnavalet 2 ditore të Vasilica, në fshatin e Vevçanit në Maqedoninë e Veriut, për të shënuar ardhjen e vitit të ri në kalendarin Ortodoks, në një traditë që daton më shumë se 1 mijë vjet më parë.

13 janari, shënon vitin e ri sipas kalendarit Julian, i cili vazhdon të përdoret nga besimtarët ortodoksë në disa vende. Fjala Vasilica vjen nga emri i shenjtorit, Shën Vasili.

Pjesëmarrësit i përgatisin kostumet në fshehtësi, duke ndërthurur personazhe pagane me ato të kulturës pop. Më pas, kur vjen koha e karnavaleve ata shpalosin kostumet e shumëllojshme për festimet dy ditore që synojnë të sjellin gëzim e të largojnë trishtimin.

Kishte nga ata qytetarë që kishin ardhur nga Bullgaria, vend ku gjithashtu mbahen karnavalet, për të pare versionin e festimeve në fshatin e Vevçanit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com