Katica Janeva ka marrë 157.000 euro shtesë, përveç rrogës

 Katica Janeva ka marrë 157.000 euro shtesë, përveç rrogës

Ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, gjatë kohës së mandatit të saj ka marrë gjithsej 157.000 euro, përveç rrogës së rregullt, njoftoi Prizma, duke u thirrur në informatat e bazës së “Financave të hapura”, njofton Portalb.mk.

Të ardhurat e plota të Janevës kanë qenë lëndë e interesit të veçantë në opinion që nga formimi i PSP-së, megjithatë ato zyrtarisht nuk është mundur të konfirmohen pasi që Prokuroria një pjesë të të ardhurave i ka klasifikuar si shtesë e fshehtë.

Ministria e Financave pardje nëpërmjet bazës i ka publikuar të gjitha harxhimet buxhetore prej vitit 2010 e këndej.

Më së shnumti para i ësthë dhëën janevës për besueshmëri – të mos zbulojë se çfarë ka dëgjuar në “bombat”, ndërkaq ka marrë edhe kompensime për qira dhe për atë që punon jashtë qytetit që jeton.

Përndryshe, shtesa për besueshmëri është parashikuar në ligjin e PSP-së, ndërkaq Janeva me vendim të veçantë vetë e ka rregulluar vlerën.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com