Katica Janeva mbetet në Shutkë, nuk iu pranua garancioni për mbrojtje në liri

 Katica Janeva mbetet në Shutkë, nuk iu pranua garancioni për mbrojtje në liri

Ish-kryeprokurorja speciale, Katica Janeva do të mbetet në paraburgim, pasi që nuk iu pranua garancioni për shfuqizimin e kësaj mase. Ajo është e dyshuara e tretë për rastin “Zhvatja”, lidhur me rastin me biznesmenin Orce Kamçev, i cili kishte paguar 1.5 milionë euro për të parandaluar procesimin e lëndës që po hetohej nga Prokuroria Speciale.

Janeva ofroi tre apartamente si garancion me vlerë prej mbi 160 mijë euro për të siguruar daljen nga paraburgimi dhe mbrojten në liri, por gjykata ka dhënë përgjigje negative. Gjykatësi i lëndës e ka refuzuar kërkesën, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të mendimit nga prokuroria përgjegjëse. Avokatja e saj, Irena Fërçkoska dorëzoi propozimin me arsyetimin se Janeva është në gjendje të rënduar psiqike.

Katica Janeva është e dyshuar në rastin “Zhvatja” për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Pas këtij vendimi negativ, asaj i ngelet që të vuajë paraburgimin e shtuar prej 30 ditëve, që iu caktua gjatë kësaj jave. (INA)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com