Këngëtarja shqiptare performon në “Zwitzerland Next Top Model”

 Këngëtarja shqiptare performon në “Zwitzerland Next Top Model”

Ajo shprehet e lumtur që ishte e ftuar të performojë në këtë event.

Ilira Gashi është këngëtare me prejardhje shqiptare, e cila po ngjitet dalëngadalë hapave të suksesit në arenën ndërkombëtare.

Këngëtarja së fundi ishte e ftuar të performonte në “Switzerland Next Top-Model”, ku ishte veshur me një fustan rozë.

Ajo ka publikuar pamje nga prapaskenat pas performancës, ndërsa falënderoi organizatorët.

“Isha e ftuar të performoja në “Switzerland Next Top Model”. Faleminderit që më ftuat, gjithmonë është kënaqësi të performoj në vendlindjen time”, ka shkruar ndër të tjera ajo. /Lajmi.net/