Kërkohet drejtësi për rastin “Alfa”

 Kërkohet drejtësi për rastin “Alfa”

I indinjuar dhe irituar nga vendimet e fundit gjyqësore, ku të akuzuar për vepra të ndryshme penale nga paraburgimi dërgohen në burgim shtëpiak, si dhe i revoltuar me zvarritjen e procesit për rikthimin e rastit “Alfa” në rigjykim, dëshmitari i këtij rasti, Ramiz Dauti dyshon në drejtësin e organeve që janë të thirrura ta ndajnë atë. Sipas tij, drejtësia do të vijë në vend, atëherë kur të kthehet besimi i qytetarëve në organet gjyqësore, përcjell KOHA.

“Mënyra e vetme e rikthimit të besueshmërisë së qytetarëve në organet e drejtësisë do të fillojë atëherë kur në bankën e të akuzuarëve do ulen gjyqëtarët e korruptuar dhe kriminalizuar, prokurorët e korruptuar dhe kriminalizuar, figurat e larta të organeve të sigurisë shtetërore të korruptuar dhe kriminalizuar, shefat e policisë të korruptuar dhe kriminalizuar”, thotë dëshmitari Dauti.

Ai madje ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë edhe një dëshmi të vogël apo ndonjë provë matriale për rastin “Alfa” ta ndajnë me opinionin, me qëllim që e vërteta të dalë në dritë dhe drejtësi të vjen në vend.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com