Këshilli Gjyqësor refuzon të shkarkojë Dobrilla Kacarskën pas kërkesës së Jankulloskës

 Këshilli Gjyqësor refuzon të shkarkojë Dobrilla Kacarskën pas kërkesës së Jankulloskës

Anëtarët e Këshillit gjyqësor, sot kanë votuar dhe kanë vendosur kundër iniciativës për shkarkimin e gjykatëses Dobrilla Kacarska, transmeton Zhurnal.

Kjo vjen pas raportit të përgatitur nga komisioni tre anëtarësh të cilët në seancë publike i dëgjuan dhe gjykatësja edhe burri i ish ministres për punë të brendshme, Gordana Jankulloska, Vllatko Ilievski, i cili ka kërkuar shkarkimin e Kacarskës.

Ilievski, më tepër se një orë e gjysmë ka sqaruar pse duhet shkarkuar gjykatësja Dobrilla Kacarska.

Kjo kërkesë ishte ngritur përshkak siç thotë vet avokati, udhëheqje e njëanshme e procedurës, lëndim të qëllimshëm të të drejtës për gjykim të drejtë dhe shkelje të rëndë të kodit gjyqësor për blerjen e Mercedesit 600.000 eurosh, lëndë e quajtur “Tanku”.

Siç tha Ilievski, kur Jankullovska ka qenë në rrezik të shtatzënisë, dhe dy muaj më pas, me kërkesat e saja që të sillet me forcë në gjykim, dhe nëse nuk paraqitet, Kacarska ka dashur të realizojë qëllimin për sjelljen e vendimit për fajësi të ish ministres Jankulloska.

Nga ana tjetër Kacarska shprehet se në karierën e saj 33 vjeçare nuk ka asnjë njollë si gjykatëse, ndërsa arsyet për seancat e zvarritura janë përshkak të të akuzuarve.

Ndryshe Jankulloska është dënuar me 4,5 vite burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “Tanku”, por gjithsesi, ajo ende nuk gjendet në burg por “bënë sefa” në shtëpi./Zhurnal.mk/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com