Këshilltarët pasanik të Presidentit Thaçi, cili nga ta kalon milionat

 Këshilltarët pasanik të Presidentit Thaçi, cili nga ta kalon milionat

Presidenti Hashim Thaçi ka gjithsej dhjetë këshilltarë politikë. Njëri ndër këshilltarët më të përfolur të tij është Bashkim Smakaj. Ai ishte në krye të AKI-së dhe gjatë udhëheqjes së tij gjashtë vjeçare, kjo agjenci ka qenë e mbushur me skandale. Ajo çfarë bie në sy është pasuria e tij e grumbulluar. I deklaruar nga Agjencinë Kundër Korrupsionit, Smakaj del të jetë gjysëmmilionerë.

Bashkim Smakaj me veturë mbi 34 mijë euro

Ai posedon dy shtëpi banimi dhe tokë dhe truallë në vlerën mbi 300 mijë euro. Posedon veturë në vlerën 34,500 euro dhe mbi 23 mijë euro të kursyera. Mbi 30 mjë euro sillen të ardhurat e tij vjetore. Pasuria e tij në total llogaritet të jetë rreth 423 mijë euro.

Blerim Shala me 226,518 të kursyera në bank

Blerim Shala është këshilltari tjetër politik i presidentit, i cili poashtu gëzon pasuri të majme. Shala ka deklaruar dy banesa në vlerën 200 mijë euro dje një veturë 10 mijë euro. Kursimet e tij në bankë kapin vlerën 226,518 euro derisa ato të bashkëshortes së tij, mbi 16 mijë euro. Të hyrat vjetore të tij janë mbi 37 mijë euro. Pasuria e tij në total llogaritet mbi 489 mijë euro.

Astrit Ibrahimi, këshilltari milioner

Këshilltari tjetër pasanik i presidentit është Astrit Ibrahimi, i cili ka deklaruar në AKK se posedon pasuri të paluajtshme në vlerën 1 milionë e 250 mijë euro përfshirë një banesë, shtëpi dhe lokal. Ai posedon një veturë në vlerën 19,500 euro dhe 1.800 euro të kursyera. Mbi 23 mijë euro janë të hyrat vjetore të tij. Pasuria e tij në total llogaritet të jetë mbi 1 milionë e 295 mijë euro.

Këshilltari serb me veturë 55 mijë euro

Ndërkaq këshillari serb i Presidentit Thaçi, Branislav Nikolic, i përmendur si njeriu i BIA-së serbe, ka deklaruar pasurinë e tij të paluajtshme në vlerën 258, 500 euro. Poashtu një veturë në Audi 4H në vlerën 55 mijë euro. Ai ka deklaruar se para të kursyera mban mbi 21 mijë euro dhe rreth 30 mijë euro të hyra vjetore. Pasuria e tij në total llogaritet të jetë mbi 363 mijë euro.

Veli Bytyqi, këshilltari gjysëmmilionerë

Veli Bytyqi është tjetri këshilltar i Presidentit Thaçi. Ai ka deklaruar poashtu pasurinë e tij në AKK, rreth 362 mijë euro dhe një veturë në vlerën 27, 500 euro. Si para të gatshme mban 6.500 euro. Të hyrat vjetore të tij sillen rreth 34 mijë euro. Pasuria në total llogaritet rreth 430 mijë euro.

Artan Behrami, me pasuri 312 mijë euro

Artan Behrami është këshilltari tjetër i Presidentit Thaçi. Pasuria e tij e paluajtshme llogaritet në vlerën 271 mijë euro dhe një veturë Suzuki Vitara në vlerën 11,400 euro. Të hyrat vjetore të tij janë mbi 20 mijë euro, derisa pasuria e tij në total llogaritet rreth 312 mijë euro.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com