Këshilltari i ASH-së kërkon që gjimnazi shqiptar në Kumanovë të dislokohet tek SH.F “Vuk Karaxhiq” që ka 112 nxënës

 Këshilltari i ASH-së kërkon që gjimnazi shqiptar në Kumanovë të dislokohet tek SH.F “Vuk Karaxhiq” që ka 112 nxënës

Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Kumanovë, Osama Muadini kërkoi nga autoritetet komunale që gjimnazi “Sami Frashëri” që funksionon në hapësirat e ish-kombinatit bujqësor ZIK, të dislokohet në ndërtesën e shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”.

Kjo kërkesë e tij është pritur ashpër nga ana e kolegëve të tij të partive maqedonase. Por Muadini ka arsyetuar kërkesën e tij duke thënë se në shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” mësojnë vetëm 114 nxënës, ndërsa këtë vit janë regjistruar vetëm 9 nxënës në klasë të parë, ndërsa ka shumë hapësira të mëdha. Sipas tij, duhet një zgjidhje për gjimnazistët shqiptarë që tani janë mbi 1200. “Kërkoj që statuti i shkollës fillore të dërgohet në Ministrinë e Arsimit dhe të shihet se kjo shkollë a mund të funksionojë me aq numër të vogël të nxënësve. I bëj thirrje ministrit të merret me statutin e kësaj shkolle”, theksoi Muadini, duke thënë se njëherë e përgjithmonë do të zgjidhet fati i gjimnazit shqiptar në Kumanovë që po funksionon në kushte të mjerueshme.
Por kryetarja e këshillit komunal, Atina Murgashanska nga LSDM tha se këshilltari i ASH-së po bën marketing politik dhe se po keqpërdoret foltorja për qëllime politike. Ajo ka thënë se këshilli ka bërë përpjekje për të zgjidhur problemin me gjimnazin “Sami Frashëri”. (INA)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com