Këta janë emrat e shqiptarëve që vdiqën dje pas tërmetit të tmerrshëm

 Këta janë emrat e shqiptarëve që vdiqën dje pas tërmetit të tmerrshëm

Tragjedia që përfshiu dje Shqipërinë la të vdekur 24 persona, derisa, raportohet për më shumë se 600 të tjerë të plagosur.

Kërkimet për disa persona të tjerë që gjenden ende në gërmadha do të vazhdojnë edhe sot gjatë ditës në Durrës, Thumanë dhe Kurbin.

Të ndjerët janë:

Diena Meçaj 30 vjeçe, së bashku me vajzën e saj 8-vjeçare Esiela e cila vdiq pak orë para saj

Isa Abazi, 32 vjeç

Shemsedin Abazi, 36 vjeç (vëllezërit nga Kosova)

Kristian Reçi 24 vjeç (I riu i cili kishte vetëm dy ditë që kishte dalë nga burgu)

Sardi Çuka dhe nëna e tij (nuk dihet identiteti)

Evi Kardashi (Balerina në “Miramare” në Durrës)

Sadete Lala

Emilio Lala

Ilir Lala (i paralizuar, në një familje me Sadeten)

Drita Cakoni (15-vjeçarja që e kërkonte daja e saj me pasaportë në dorë)

Bukurie Leka 70-vjeçe

Ersid Hoxholli 32-vjeç (ra nga ballkoni në Mamurras)

Erisa Cara

Almir Cara

Fatmira Cara

Anthi Cara

Sadajana Cara

Stela Cara

Hasan Cara (Të shtatë viktimat familjarë me njëri-tjetrin)

Bajram Hajdarmataj (Kryekomisari dhe Pedagogu)

Një i ri në Thumanë (ende i paidentifikuar)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com