Këto janë fjalët e Frank Lampard pas fitores ndaj Lille

 Këto janë fjalët e Frank Lampard pas fitores ndaj Lille

Chelsea ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Pas humbjes nga Valencia në xhiron e parë, djelmoshat e Lampard kanë regjistruar fitore tejet të rëndësishme në Francë, ani pse minimale.

“Të kaltërit” mposhtën Lillen në Stade Pierre-Mauroy me rezultat 1-2, me golat e Willian dhe Abraham.

Pas ndeshjes, Lampard u pa i kënaqur me fitoren, teksa shtoi faktin se nuk ishte edhe e lehtë:

“Ndjenjë tejet e mirë. Ishte një ambient i vështirë, sidomos pas humbjes nga Valencia dhe ishte e para pas disa udhëtimeve në Evropë. Tani ka mbetur vetëm Ajaxi, që ka bërë mirë në dy ndeshjet e para dhe ka një kapital të mjaftueshëm. Sa i përket Tomorit, ai ishte i jashtëzakonshëm. Ai duhet të vazhdojë kështu”, përfundoi ish-mesfushori i skuadrës nga “Stamford Bridge”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com