Kidnapohet 28 vjeçari nga Xhepçishti, disa persona me armë e fusin në veturë

Njëzetë e tetë vjeçari E.B. nga fshati Xhepçisht i Tetovës, mbrëmë (23-shtator) ka denoncuar se rreth orës 19 e 45 minuta, në dalje nga objekti hotelerik në fshat, nën kërcënim me armë zjarri ka qenë i futur brenda veturës ,,Golf 7,, me targa të Shkupit, në të cilën ka qëndruar 42-vjeçari J.A. nga Reçica e Vogël dhe disa persona tjerë.

Vetura është nisur në drejtim të lagjes ,,Drenovec,, dhe pas një kohe janë ndaluar dhe e kanë nxjerur nga vetura.

Diku më vonë personi i denoncuar J.A. vetë është paraqitur në Stacionin policorë Tetovë, ku është mbajtur për zbardhje të plotë të rastit, me ç’rast do të pasoj edhe parashtresë adekuate./TS/