Kina ndalon shitjen dhe konsumimin e kafshëve të egra, koronavirusi shpërtheu pikërisht për shkak të tyre – AlbMania          

Kina ndalon shitjen dhe konsumimin e kafshëve të egra, koronavirusi shpërtheu pikërisht për shkak të tyre

 Kina ndalon shitjen dhe konsumimin e kafshëve të egra, koronavirusi shpërtheu pikërisht për shkak të tyre

Komisioni Legjislativ i Kinës ka miratuar sot propozimin që të ndalojë shitjen dhe konsumin e të gjitha kafshëve të egra, një praktikë që besohet se është shkaktare për shpërthimin e virusit vdekjeprurës në këtë vend.

Agjencia e lajmeve Xinhua ka njoftuar se propozimi është miratuar, ku nga tani ndalohet shitja dhe konsumimi i të gjitha kafshëve të egra nëpër tregjet ilegale.

Kjo masë synon që të minimizoj rrezikun e shpërndarjes së mëtejme të virusit, që ka bërë kërdinë në tërë botën e në veçanti në Kinë.

Zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë në Kinë, kanë njoftuar se epidemia ka shpërthyer në tërë botën, pikërisht për shkak të shitjes së këtyre kafshëve nëpër tregje ku mungon higjiena dhe kushtet adekuate për trajtimin e kafshëve.