Kiracovski: Anulimi i procesit të lustrimit përveç nga VMRO po pengohet edhe nga BDI

 Kiracovski: Anulimi i procesit të lustrimit përveç nga VMRO po pengohet edhe nga BDI

Kryetari i Komisionit për sistem politik, Aleksandar Kiravoski ka thënë se edhe BDI i është bashkangjitur VMRO-DPMNE-së, në përpjekje për të bllokuar anulimin e procesit të lustrimit.

Ai ka paralajmëruar se do të ketë koordinimi të nivelit më të lartë mes partnerëve të koalicionit.
Kiracovski shtoi se do të kërkohen mënyra që lustrimi të anulohet sepse me të është shkaktuar padrejtësi.

Komisioni për sistem politik assesi nuk ka mundur të fillojë punën ngase deputetët e VMRO-DPMNE-së paralajmëruan se janë kundër zgjidhjes së tillë, ndërsa në seancë nuk erdhën as deputetët e BDI-së, dhe si pasoj nuk u arrit kuorumi nga ana e LSDM-së./Shenja/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com