Klopp konfirmon nëse Xherdan Shaqiri do të largohet nga Liverpool

 Klopp konfirmon nëse Xherdan Shaqiri do të largohet nga Liverpool

Nuk po gjen fare hapësira në formacionin e Jurgen Klopp, derisa mediat britanike qysh tani kanë filluar të shkruajnë për një largim eventual të tij.

Fjala është për futbollistin shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, i cili vazhdon të qëndrojë në “Anfield” dhe duket se do ta bëjë këtë edhe në të ardhmen.

Ka qenë vetë trajneri Jurgen Klopp, i cili ka mohuar faktin se ai do të largohet, duke thënë se një rikthim i mundshëm i tij mund të ndodhë, varësisht prej formës.

“Ai ishte pesë javë i lënduar dhe kjo ishte një periudhë ku nuk u pa si lojtar. Para kësaj, ne folëm rreth faktit që nuk kishte shumë ndeshje sa dduhej, por kjo ishte e gjitha” ka deklaruar trajneri i “The Reds”.

“Kur jam me të, ai duket i lumtur këtu, derisa kuptohet, spekulimet mbesin spekulime, nuk mund të ndryshojmë asgjë. Nuk kam ide se çfarë të them për këtë” përfundoi gjermani.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com