Klopp merr vendim përfundimtar për Xherdan Shaqirin

 Klopp merr vendim përfundimtar për Xherdan Shaqirin

Liverpooli do të refuzojë çdo ofertë që vjen në drejtim të futbollistëve të tyre këtë afat, e gjithashtu edhe për Xherdan Shaqirin.

Mesfushori shqiptar është lidhur me një largim të mundshëm, me Romën që kishte interes për një huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Sipas “Mirror” klubi ia ka bërë të qartë agjentit të lojtarit se nuk ka asnjë shans që ai të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klopp ka shprehur një dëshirë të fortë për të mbajtur skuadrën e tij të parë që ka tani deri në fund të sezonit, pasi ai planifikon një rrugë të sigurt drejt trofeut të Premier League.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com