Klopp tregon se cila skuadër është favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve – AlbMania          

Klopp tregon se cila skuadër është favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

 Klopp tregon se cila skuadër është favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

Jurgen Klopp beson se Juventusi është skuadra favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion

Liverpool edicionin që shkoi fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa për këtë sezon, Jurgen Klopp ka thënë se Juventusi është favoriti kryesor.

“Juventus ishin favoritët e mi para se të fillonte sezoni, unë nuk e shikoj mjaftueshëm futbollin italian dhe nuk mund ta kuptojë pse nuk janë dhjetë pikë para skuadrave tjera në krye të Serie A,” ka thënë Klopp.

“Ata kanë skuadrë më të mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time, lojtarë cilësorë gjithashtu, të jashtëzakonshëm,”.

Ndryshe, Juventusi në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve do të takohet me Lyonin.