Klubet greke solidarizohen me dhimbjen e Shqipërisë

 Klubet greke solidarizohen me dhimbjen e Shqipërisë

Solidarizimi për Shqipërinë vazhdon të jetë i pakushtëzuar nga të gjithë fqinjët e madje edhe nga Greqia. Siç dihet, ushtria greke erdhi në drejtim të Shqipërisë që në ditën e parë të tërmetit teksa një solidarizim ka ardhur edhe nga klubet dhe ultrasit e futbollit në Greqi. Ndërkohë klubet greke vazhdojnë solidarizimin për Shqipërinë duke lënë mënjanë çdo problem politik, urrejtje etnike apo gjithçka që ka ndodhur në të shkuarën. Ditën e djeshme ishte PAOK-u klubi i cili u solidarizua me Shqipërinë duke nisur që të grumbullojë edhe ndihma për t’i nisur në drejtim të Shqipërisë, shkruan Vipsport.al. Pas PAOK-ut, ka qenë radha e AEK-ut për t’u solidarizuar. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, klubi grek ka shprehur mbështetjen për Shqipërinë.

“Dhimbja e fqinjit prek shpirtrat tonë! Qëndrojmë pranë jush, qajmë për të vdekurit tuaj dhe lutemi për ju”, shkruan klubi grek.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com