Kobe Bryant: Legjenda e NBA që kishte pasion të madh për Ferrari – AlbMania    
     

Kobe Bryant: Legjenda e NBA që kishte pasion të madh për Ferrari

 Kobe Bryant: Legjenda e NBA që kishte pasion të madh për Ferrari

Kobe Bryant ishte në gjendje të blinde çfarëdo veture me një pasuri prej rreth 260 milionë dollarësh.

Por, pikërisht për shkak të vizitave të tij të shpeshta në Itali dhe njohjen me kulturën, ai ishte i lidhur me qendrën e madhe në Maranello.

Bryant për herë të parë provoi një Ferrari, F430, të cilën më pas e kishte blerë për 400 mijë dollarë, duke shtuar më pas një 458, raportojnë mediat italiane.

Atij i pëlqente shumë të shëtitej me Ferrarit e tij. Mirëpo, në parkun e veturave, Bryant kishte edhe një Lamborghini.

Së bashku me lidhjen e veçantë me veturat e prodhuesve italianë, Bryant kishte edhe një Chevrolet Impala dhe Bentley Continental GT. /Lajmi.net/