Kodi Zgjedhor, Deskoska: Presim sugjerime nga sfera e mediave

 Kodi Zgjedhor, Deskoska: Presim sugjerime nga sfera e mediave

Ndërkohë që vazhdojnë negociatat për ndryshimin eventual të Kodit Zgjedhor dhe miratimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska konfirmoi se, fusha e mediave ka përfaqësues vetëm nga SHGM-ja. Sipas Deskoskës, pavarësisht se organizata të tjera dhe mediat nuk janë pjesë e takimeve të grupeve të punës, ata mund të dërgojnë rekomandimet e tyre për pjesën e ligjit që ka të bëjë me punën e mediave.

“SHGM-ja është anëtare e grupit të punës që nga formimi. U ftuan në takimin e punës i cili është inkluziv dhe në të cilin ka përfaqësues të të OJQ-ve dhe institucioneve të tjera. Gjithsecili që punon në këtë fushë dhe që ka pikëtakim me zgjedhjet, lirisht mund t’I dërgojë të gjitha rekomandimet dhe janë të mriëseardhura sepse qëllimi jonë është të nxirret më e mira e mundshme”-tha Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë./Alsat/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com