Koka: Ja cilët janë ‘heronjtë e Shkupit’ që sakrifikojnë dhe natën për një ambient të pastër – AlbMania      

Koka: Ja cilët janë ‘heronjtë e Shkupit’ që sakrifikojnë dhe natën për një ambient të pastër

 Koka: Ja cilët janë ‘heronjtë e Shkupit’ që sakrifikojnë dhe natën për një ambient të pastër

Zudi Enuzi Koka drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” Shkup, përmes një adresimi në rrjetet sociale iu ka treguar qytetarëve se kush në të vërtetë sakrifikon në orët e vona të natës që ne të kemi një përditshmëri më të pastër, shkruan InfoShqip.

Në postimin e tij, ai i quan ‘heronj të Shkupit’ punonjësit komunal: “Mbetet në ndërgjegjen tonë që të sillemi më me përgjegjësi gjatë ditës, të jemi më të kujdesshëm, të mbrojmë ambientin, dhe t’ua lehtësojmë heronjve tanë punën e tyre kaq finsnike” – tha Koka.

Në vazhdim postimi i plotë:

“Një shoqëri është e plotë dhe e drejtë vetëm atëherë kur gjithsecili prej nesh kontribon dhe për atë kontribut merr respektin që meriton për sakrificën dhe mundin e tij. Të gjithë ne, na ndodh që shpeshë herë bëjmë tur pas punëve të përditshme dhe harrojmë se kur ne shijojmë gjumin e natës, dikush atëherë fillon punën.
Sonte nderova veten, me një vizitë kolegëve nga Ndërmarja Publike Higjiena Komunale – Shkup, atyre që në orët e natës sakrifikojnë për të na dhënë të gjithë neve një përditshmëri më të pastër, më të rregulluar dhe për t’i dhënë qytetit pamjen me të cilën të gjithë duhet të krenohemi. Këta janë heronjtë e vërtetë të Shkupit tonë të bukur!
Mbetet në ndërgjegjen tonë që të sillemi më me përgjegjësi gjatë ditës, të jemi më të kujdesshëm, të mbrojmë ambientin, dhe t’ua lehtësojmë heronjve tanë punën e tyre kaq finsnike.” përfundon ai./InfoShqip.com/