“Kompani të afërta me BDI-në dëshirojnë ta marrin ujin e Siniçanit për biznese të veta” (Dokument)

 “Kompani të afërta me BDI-në dëshirojnë ta marrin ujin e Siniçanit për biznese të veta” (Dokument)

Burime nga kabineti i kryetarit të komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, sqarojnë “prapavijën e vërtetë” të ngjarjeve në fshatin Siniçan, ku policia po pengon banorët të ndërtojnë ujësjellësin me vetiniciativë.
Këto burime thonë për Gazetën Lajm se prapavija e vërtetë është biznesi i “kompanive të afërta me BDI-në”, të cilat dëshirojnë ujin e burimeve ta shfrytëzojnë për biznese me mini-hidrocentrale.
“Ja dokumentet ku shihet qartë se kryetari i komunës Albon Xhemaili ka refuzuar kërkesat e kompanive të afërta me BDI-në ujin e këtyre burimeve ta shfrytëzojnë për ndërtimin e mini-hidrocentraleve. Kryetari Xhemaili i ka refuzuar kërkesat e tyre dhe tani ato po hakmerren në këtë mënyrë përmes policisë”, kanë thënë këto burime, duke dashur të mbeten anonime.
Gazeta Lajm gjatë ditës së sotme ose nesërme pret reagime edhe nga kompanitë që përmenden në këto dokumente.


Drama në Siniçan po vazhdon edhe më tutje, me prezencë të madhe të policisë, por edhe me rritje të numrit të qytetarëve që po u vijnë në përkrahje banorëve të këtij fshati./GazetaLajm/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com