Komuna e Bogovinës fillon me zbatimin e projektit “T’a gjelbërojmë Komunën tonë” (Foto)

 Komuna e Bogovinës fillon me zbatimin e projektit “T’a gjelbërojmë Komunën tonë” (Foto)

Komuna e Bogovinës po vazhdon të kujdeset për gjelbërimin e hapësirave publike. Nga sot, Komuna e Bogovinës filloi me implementimin e projektit “T’a gjelbërojmë Komunën tonë” duke përfshirë dhe hapësirat e reja të gjelbërimit respektivisht mbjelljen e drunjve dekorativ dhe zgjerimin e hapërisave të gjelbëruara.
Mbjellja e drunjve do të realizohet përgjatë rrugës regjionale Pirok – Kallnik (rruga 402), njofton Albmania.info

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj Komune, Albon Xhemaili përmes një postimi në Facebook.

“Sot, Komuna e Bogovinës filloi me implementimin e projektit “T’a gjelbërojmë Komunën tonë”, i cili ka për qëllim kryesor mbjelljen e drunjve dekorativ dhe zgjerimin e hapërisave të gjelbëruara.
Mbjellja e drunjve do të realizohet përgjatë rrugës regjionale Pirok – Kallnik (rruga 402)”, ka nënvizaur në postimin e tij kreu i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili./Albmania.info/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com