Komuna e Bogovinës pastron rrugët nga bora në fshatrat e Malësisë (Foto/Video)

 Komuna e Bogovinës pastron rrugët nga bora në fshatrat e Malësisë (Foto/Video)

Komuna e Bogovinës dhe ekipet e ndërmarrjes N.P. “Sharri” gjatë ditës së djeshme dhe sot kanë bë pastrimin e rrugëve të fshatrave të malësisë të kësaj komune, që tu mundësohet më lehtë qarkullimi i banorëve në mënyrë normale, njofton AlbMania.info

Makinat për pastrimin e borës janë në teren gjithashtu bëjnë pastrinin e borës edhe në rrugën që lidhet me fshatrat e Malësisë, për të bërë të mundshme qarkullimin dhe komunikimin me fshatrat Novo Sellë, Urviç dhe Jellovjan në kushte sa më normale, njoftojn nga Komuna e Bogovinës.
Gjatë ditës së sotme përpos pastrimit të rrugëve në fshatrat Novo Sellë dhe Urviç, poashtu është bërë pastrimi i rrugëve në fshatin Jellovjan./AlbMania/

Disa pamje nga pastrimi i rrugëve në Malësinë e Bogovinës: