Komuna e Çairit miratoi buxhetin për 2021, refuzohen amendamentet e ASH-AAA – AlbMania          

Komuna e Çairit miratoi buxhetin për 2021, refuzohen amendamentet e ASH-AAA

 Komuna e Çairit miratoi buxhetin për 2021, refuzohen amendamentet e ASH-AAA

Në seancën e saj të 49 të mbajtur përmes online platformës digjitale ZOOM, Këshilli i Komunës së Çairit me debat konstruktiv dhe sipas të gjitha procedurave të parapara ligjore, me 17 vota pro, 9 të përmbajtur dhe asnjë votë kundër, miratoi Buxhetin e Komunës së Çairit për vitin 2021. Përmbajtja e tij së shpejti do të publikohet në web faqen zyrtare të Komunës së Çairit.

Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu, siç theksohet në kumtesë i ka falenderuar të gjithë këshilltarët për përkushtimin e tyre gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së djeshme për finalizimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm për funksionimin e Komunës së Çairit dhe realizimin e shumë projekteve në dobi të qytetarëve.

Por nga ana tjetër, nga koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë theksuar se janë anashkaluar propozimet e tyre përmes amendamenteve që kanë të bëjnë me projekte të rëndësishme siç janë propozuar:

1. Hapjen e një leximore për nxënës dhe studentë;
2. Rekonstruim të hapisrave rekreativo-sportive në Fushë Topanë dhe shkolla fillore Tefejuz;
3. Ndërtimin e ujësjellsit tek rruga Serava;
4. Ndërtimin e rrjeti të kanalizimit tek rruga Brigada e 7-të Shqiptare dhe Bajram Shabani;
5. Rikonstruimin e rugëve Klinska Lesa dhe Çellopek;
6. Përkrahjen e aktiviteteve sportive për klubet e femrave në futboll;
7. Përkrahjen e aktiviteve të qendrës rinore në komunën e Çairit;
8. Rikonstruimin e toalteve në shkollat fillore në territorin e komunës së Çairit;
9. Ndërtimin e toaleteve publike në Bit Pazar dhe Çarshinë e Vjetër;
10. Ndërtimin e garazhës në kate në kompleksin Çairçanja. (INA)