Konfirmohet: Imazhet satelitore të amerikanëve zbulojnë trupat e shqiptarëve në Serbi – AlbMania          

Konfirmohet: Imazhet satelitore të amerikanëve zbulojnë trupat e shqiptarëve në Serbi

 Konfirmohet: Imazhet satelitore të amerikanëve zbulojnë trupat e shqiptarëve në Serbi

Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit në një konferencë për medie janë deklaruar për zhvillimet e fundit në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Serbisë.

Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka dhënë detaje për gjetjet e të pagjeturëve.

“Dje e mbyllëm varrezën në Kizhevak. Në atë lokacion po punohet qe 5 vite. Janë tri grupacione, ujërat, minierat dhe vendet … Meqenëse bëhet fjalë për një miniera që janë hedhur gurë, atëherë logjikisht është ndërruar relievi.

“Duke ju falënderuar imazheve satelitore amerikane, është gjetur edhe koordinata me gjetjen e varrezës. Është punuar nga 16 nëntori, për 10 ditë çështja logjistike nga pala serbe. Ekipet tona nga Kosova kanë qenë vazhdimisht në lokacion. Dje për shkak të motit e kemi ndal punën. Deri më tani janë tërhequr pjesë kockore që kanë qenë në sipërfaqe pas gjejtjes”, ka deklaruar ai.

Sipas Gërxhaliut, pas marrjes së mostrave për ADN, do të jenë edhe rezultatet e identifikimit.

“4 apo 5 persona janë tërhequr nga ai lokacion”, është shprehur ai.

Ndryshe, Komisioni konfirmoi se brenda këtij viti të bëjnë gërmime edhe në Rahovec, nëse kushtet e motit do të lejojnë.