Konflikti në Libi, rebelët kërcënojnë se do të sulmojnë aeroplanët civilë

 Konflikti në Libi, rebelët kërcënojnë se do të sulmojnë aeroplanët civilë

Forcat rebele në Libi kanë kërcënuar se do të sulmojnë aeroplanët civilë që fluturojnë mbi kryeqytetin Tripoli, duke e shpallur qytetin dhe zonat përreth tij një “zonë pa fluturime”.

Mitiga, aeroporti i vetëm funksional i qytetit, u mbyll të mërkurën pasi raketa u qëlluan në drejtim të tij.

Por, Qeveria e Akordit Kombëtar (GNA) e mbështetur nga OKB-ja the se ky aeroport tani është ripahur.

Mitiga është goditur disa herë që kur gjenerali Khalifa Haftar filloi një ofensivë për të marrë kontrollin e Tripolit nga GNA.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, GNA tha se rifillimi i fluturimeve në Mitiga ishte i rëndësisë së madhe.

Ajo i bëri thirrje OKB-së “që të marrë përsipër përgjegjësinë e saj në këtë drejtim dhe të ndërmarrë masa serioze dhe efektive për të siguruar sigurinë e civilëve dhe aviacionit civil, i cili përballet me një kërcënim të rrezikshëm nga sulmimi i milicive”.

Ky veprim erdhi përderia diplomatë të lartë nga vendet fqinje të Libisë u takuan në Algjeri për të diskutuar përfundimin e konfliktit në vendin e pasur me naftë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com