Konsumoni kafe pa ngrënë? Gabimi i frikshëm që bëjnë shqiptarët

 Konsumoni kafe pa ngrënë? Gabimi i frikshëm që bëjnë shqiptarët

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara për të nisur ditën çdo mëngjes. Shqiptarët janë konsumatorë të mëdhenj të kafesë, dhe këtë e tregojnë të dhënat e importit të këtij produkti të çmuar.

Ndërkohë të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se një shqiptar tashmë konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në vit.

Kafeja zakonisht pihet në mëngjes. Ky është rregulli i përgjithshëm dhe i pashkruar.

Ka shumë konsumatorë që e pijnë kafenë me stomakun bosh, gjë që sipas ekspertëve të AgroWeb.org është një gabim i madh.

Të dhënat shkencore tregojnë se pirja e një filxhani kafeje me stomak bosh i shkakton organizmit një dëm të konsiderueshëm.

Kur stomaku është bosh, kafeja çliron acid hidroklorik që rrugëton në të gjithë sistemin tretës.

Ky acid është i papranueshëm dhe agresiv për stomakun.

Kafeja është e rëndë për stomakun dhe shkakton vështirësi në tretje.

Kur këto të fundit nuk treten dhe shpërbëhen siç duhet në sistemin tretës, i çelin rrugën shumë problemeve të tjera shëndetësore.