Koronavirusi, 5 raste të dyshuara në Shqipëri rezultuan negativ

 Koronavirusi, 5 raste të dyshuara në Shqipëri rezultuan negativ

A medical staff member takes the temperature of a man at the Wuhan Red Cross Hospital in China on Jan. 25. HECTOR RETAMAL/AFP via Getty Images

Koronavirusi i ri mund të diagnostikohet nga mjekët shqiptarë në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në mbledhjen e Task Forcës tha se 5 raste të dyshuara me virusin vdekjeprurës kanë rezultuar negative.

Në pikat kufitare ka pasur një fluks të ulët të udhëtarëve të ardhur nga Kina. Janë në total 110 persona që kanë hyrë në Shqipëri të cilët pas kontrolleve rezultuan pa probleme.

Në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe diagnostikimin e koronavirusit të ri që u ka marrë jetën mbi 600 personave, në Shqipëri janë trajnuar rreth 200 mjekë, infermierë dhe ekspertë të shëndetit. Edhe pse nuk ka asnjë rast të konfirmuar, në Spitalin e Infektivit prej ditësh janë bërë gati dhomat e karantinës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com