Kosnett fton LVV-në e LDK-në që sa më parë ta bëjnë qeverinë

 Kosnett fton LVV-në e LDK-në që sa më parë ta bëjnë qeverinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett sot ka takuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe nënkryetarët Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmanin, raporton Zëri.info.

Ndonëse nuk pati deklarata për medie, përmes një komunikate LDK-ja njoftoi se ambasadori u informua për rrjedhan e negociatave LVV-LDK për formimin e qeverisë dhe i njejti ka kërkuar nga dy partitë që sa më parë ta bëjnë qeverinë.

“Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Ambasadori Kosnett ftoi udhëheqësit politik ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com