Kosova do të mbyllet sërish, këto janë masat që prezanton sot Qeveria – AlbMania          

Kosova do të mbyllet sërish, këto janë masat që prezanton sot Qeveria

 Kosova do të mbyllet sërish, këto janë masat që prezanton sot Qeveria

Kosova mund të mbyllet sërish pas shtimit rekord të rasteve me COVID 19 dhe të personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit. Rrjedhimisht, institucionet do të lajmërojnë sot qytetarët për mbylljen totale. Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti do të flasë për masat e reja në një konferencë për media.

Institucionet e vendit kanë vendosur për votimin e masave të reja në Qeveri të Kosovës, vendim ky që pason shtimin e rasteve me COVID 19 në nivel të vendit, sidomos në javët e fundit.

Qeveria ka njoftuar se kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti do të flasë sot në një konferencë për media para gazetarëve për të njoftuar lidhur me masat e reja anti Covid.

Kjo paraqitje e Hotit vjen vetëm një ditë pasi që ai paralajmëroi se vendi po shkon sërish drejt mbylljes totale pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Megjithatë, një vendim i tillë po kundërshtohet sidomos nga bizneset, kur dihet që Qeveria nuk e ka kaluar ende në lexim të dytë Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Një gjë e tillë pritet të ndodhë sot gjatë ditës.

Ministria e Shëndetësisë do të ndërmarrë masa të reja kufizuese për qytetet varësisht numrit të rasteve pozitive që kanë. Qytetet ndahen në tri zona të rrezikshmërisë: zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë.

Në bazë të rasteve të fundit, MSh do të publikojë edhe renditjen e komunave në secilën zonë të rrezikshmërisë së përhapjes së COVID-19.

Mësohet se në komunat që renditen në zonën e gjelbër, me rrezik më të ulët të përhapjes së infeksionit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 19:00.

Transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.