Kosova në Euro 2020/ Cili është sekreti i Challandes?

 Kosova në Euro 2020/ Cili është sekreti i Challandes?

Cili është sekreti i përfaqësueses kosovare të futbollit! Më shumë sesa pyetje, gazeta spanjolle El Mundo Deportivo provoi të zbulojë arsyet pas suksesit të skuadrës së drejtuar nga Bernard Shaland, që vuajti një pit stop të detyruar në eliminatoret Euro 2020 por kjo nuk ia zbeh aspak shkëlqimin e dy viteve të fundit.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës ka drejtuar skuadrën e tij në një ecuri të gjatë pa humbje deri te ndeshja e fundit eliminatore e “Euro 2020”, ku “Dardanët” u nënshtruan 5-3 nga Anglia.
Për shtypin iberik, trajneri është celësi i suksesit. Arti i motivimit është një nga virtytet e personalitetit të tij ‘shpërthyes’, bisedues dhe krijues. Në fillim Challandesi jetyoi në Zvicër dhe punoi si mësues. por në moshën 33-vjeçare vendosi të rrezikojë gjithçka dhe ndërroi profesion.

“Asnjëherë nuk kam pasur në plan të jem trajner. Gjërat shkuan kështu”, ishte rrëfyer më parë Challandesi. Kështu, ai përfundoi trajner i grupmoshave U-21 të Zvicrës.
Suksesi i Challandes si trajner i moshave e coi atë si trajner në një prej skuadrave më të mëdha të Zvicrës. E bujshme fitorja e tij ndaj Milanit të Kaka’, Maldini dhe Ronaldinho në Ligën e kampioneve.

Një nga gjërat që befasoi Challandes ishte se kur ai impenjonte lojtarët në turne, , një turmë e madhe në stërvitje i shoqëronte. Ai nuk e priste mirë këtë në fillim derisa kuptoi se ata njerëz ishin produkt i mërgimit të luftës dhe se ata kishin nevojë të lidheshin me rrënjët e tyre familjare.

Suksesi në grupin përkatës në Ligën e Kombeve përballë Ishujve Faroe, Azerbajxhani dhe Malta, rriti presionin për rezultate edhe më të mëdha. Tre vjet më parë, Challandes u pyet nëse ishte koha për pension në rezidencën e tij luksoze.
“Një murator ose një mësues del në pension sepse nuk duron dot më. Por, unë jam mësuar të punoj. Gjithmonë kam jetuar në sajë të pasionit tim”, tha trajneri zviceran.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com