KQZ njofton se kur mund të fillojë aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës

 KQZ njofton se kur mund të fillojë aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës

Komsioni Qendror Zgjedhor i Kosovës ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen me 14 shkurt.

Ndërkohë që KQZ bën të ditur se kur fillon aplikimi për regjistrimin e votuesve që nuk jetojnë në Kosovë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tregon se periudha e aplikimit për t’u regjistruar votuesit jashtë Kosovës është nga 13 deri më 21 janar.

“Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 13 janar dhe do të përmbyllet më 21 janar, në orën 18:00”, tregon Elezi.

Ndërsa ai shton se te gjitha informacionet do të publikohen në ueb faqen e KQZ-së.

“Të gjitha informacionet e detajuara dhe formularët do të publikohen së shpejti në ueb faqen e KQZ-së”, potencoi ai.

Kujtojmë që buxheti për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë 5 milionë e 650 mijë euro.

Ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 3 shkurt dhe do të zgjasë dhjetë ditë. Kurse në mbledhjen e sa premtes KQZ ka kërkuar nga Agjencia për Regjistrim Civil që personat me dokumente të UNMIK-ut të largohen nga lista e votuesve, meqë dokumente të tilla nuk janë të vlefshme që prej vitit 2013-të.

Gjatë kësaj mbledhje , u aprovua rekomandimi i Këshillit Operacional për të hequr nga lista rreth 11 mijë persona nga listat e votuesve.