KQZ shpalos platformën për Raportimin e Shkeljeve Zgjedhore – AlbMania    
     

KQZ shpalos platformën për Raportimin e Shkeljeve Zgjedhore

 KQZ shpalos platformën për Raportimin e Shkeljeve Zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se edhe në këto zgjedhje të gjithë qytetarët munden të raportojnë për shkeljet zgjedhore.

Këtë munden ta bëjnë me anë platformës online për raportimin e shkeljeve zgjedhore, transmeton Klan Kosova.

Ja postimi i plotë:

Platforma për raportimin e shkeljeve zgjedhore

Edhe në këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përdorë Platformën për Raportimin e Shkeljeve Zgjedhore për të njoftuar qytetarët për shkeljet e konfirmuara dhe menaxhimin e secilës prej tyre.

Platforma përditësohet posa të bëhet konfirmimi i raportimeve, dhe kështu do të vazhdoj gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve.

Raportimet e konfirmuara mund t’i gjeni në linkun në vijim: https://kqzkosova.ushahidi.io/