Kritikat për Kurtin në Kanë, reagon zyrtari i VV-së: Veç edhe kur ta akuzojnë që po lahet

 Kritikat për Kurtin në Kanë, reagon zyrtari i VV-së: Veç edhe kur ta akuzojnë që po lahet

Kritika të shumta kanë ardhur pas paraqitjes së kryeministrit Albin Kurti në Festivalin e Kanës, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën.

Pas kësaj kanë reaguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zyrtari i kësaj partie, Arianit Beqiri, ka ironizuar me ato që janë shkruar, se si është veshur kryeministri, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka mbetur vetëm edhe të akuzohet që po pastrohet.

“Qysh thanë: “veshur pedant…” veç edhe kur ta akuzojnë që po lahet”, ka shkruar ai në Facebook./BS/