Kryesorja Artan Grubi u bë zv. kryeministër – AlbMania          

Kryesorja Artan Grubi u bë zv. kryeministër

 Kryesorja Artan Grubi u bë zv. kryeministër

Kryesorja Artan Grubi u bë zv. kryeministër, por për kryeministër shqiptar nuk ka problem…
Si tha sot Naser Ziberi “No comment”🤦‍♀️
Ju komentoni sepse Artani do ta bëjë Maqedoninë si Dubaj.
Autostradën Kërçovë-Strugë pas 20 vjetësh e kanë marrë seriozisht, gjithashtu rrugën me kufirin e Kosovës, a spitalet ka kohë sepse njehere duhet të përfundon pandemia.
Mësimin online nuk e përmendin sepse nuk e kanë ministrinë e arsimit, ndërsa sa i përket ministrisë pa ministër, aty do jepen mendime nga këshilli i pleqve, mbase mund të jetë një femër sepse femër s’kishte 🙂
Barazinë gjinore e keni në fjalime madhështore, disa kryetare degësh kukulla, një kryetare komune të dështuar dhe zëri i gruas aty është i padëgjuar!
Nejse!
Artan presim urimet nga Arbana, Fahriu, Batoni, Genti, Menti, Centi, kryeministri maqedon Zoki, etc.
Kjo është Qeveria e Maqedonisë së Veriut, shkruan profesoreshë Gjyla Çeliku.