Kryetari i komunës së Zhelinës paralajmëron ndërtimin e rrugës së Llërcës (Foto) – AlbMania    
     

Kryetari i komunës së Zhelinës paralajmëron ndërtimin e rrugës së Llërcës (Foto)

 Kryetari i komunës së Zhelinës paralajmëron ndërtimin e rrugës së Llërcës (Foto)

Kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook njoftoi se prej javës tjetër do të filloj asfaltimi i rrugës kryesore që të shpie në drejtim të fshatit Llërcë, përcjell AlbMabia

Postimi i plotë i Kryetarit të komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu:

“ REALIZOJMË EDHE NJË RRUGË TJETËR

Së shpejti do të fillojmë me asfaltimin e rrugës kryesore në fshatin #Llërcë.

Punimet e asfaltimit të kësaj rruge do të nisin javën tjetër!

Gjatësia e rrugës e cila do të asfaltohet do të jetë 2400 m, ndërsa gjerësia 5 m. Rikonstruimi i kësaj rruge do të përmbush kërkesën dhe nevojën e qytetarëve tanë.

Faleminderit për durimin!”, ka shkruar Sejdiu në postimin e tij në facebook./AlbMania.info/

REALIZOJMË EDHE NJË RRUGË TJETËRSë shpejti do të fillojmë me asfaltimin e rrugës kryesore në fshatin #Llërcë….

Gepostet von Blerim Sejdiu – Komuna e Zhelinës am Mittwoch, 19. Februar 2020