KSHZ-ja do të vendosë nëse Risto Stavrevski do të jetë shef i SPB – Shkup

 KSHZ-ja do të vendosë nëse Risto Stavrevski do të jetë shef i SPB – Shkup

Pasi zëvendësministrja plotësuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, nuk e nënshkroi vendimin për emërimin e Risto Stavrevskit, për shef të Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup, ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, për MIA-n deklaroi se sot do të kërkojë mendim nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Sipas Çulevit, problematika e zgjedhjes së Stavrevskit, në krye të SPB – Shkup, është për arsye politike dhe e shpreh frikën e kritikëve nga realizimi profesional i aktiviteteve.

“Stavrevski nuk është i dënuar, as ndaj tij as nuk zhvillohet ndonjë procedurë apo çfarëdo hetimi. Përkundrazi, ai është person i cili posedon certifikatë ‘sekret shtetëror’ për informacione me karakter të besueshëm, të lëshuar në kohë kur Spasovskit ishte ministër i Punëve të Brendshme. Nuk shoh asnjë pengesë që ajo të jetë shefe e SPB-Shkup dhe për shkak të mundësisë që dispozitat ligjore të interpretohet ndryshe, planifikoj t’i drejtohem KSHZ-së, e cila duhet të vendosë dhe të prononcohet për funksionimin e mëtutjeshëm normal të pozicionit të personit për të cilin bëhet fjalë”, deklaroi Çulev për MIA-n.

Ai potencoi se më me rëndësi është të funksionohet në mënyre profesionale dhe në pajtim me normal ligjore. Gjithçka tjetër, siç tha ai paraqet politizim dhe shpreh të frikës nga ballafaqimi me profesionist.

Zëvendësministrja plotësuese Petrovska, në deklaratë për MIA-n, tha se ajo nuk e ka nënshkruar vendimin për emërimin e Risto Stavrevskit për shef të SPB-Shkup. Nënshkrimi i saj është vendosur vetëm për emërimin e zëvendësshefit të SPB-Shkup, Toni Jakimovski. Siç shprehet ajo, në kumtesën e MPB-së, Stavrevski përmendet si i emëruar, por emërtimi i tij është bërë pa nënshkrimin e saj.

Mes tjerash ajo thotë se është vendosur për këtë hap pasi që Stavrevski, dëgjohet në audio incizime se si kryen presion mbi votuesit.

Ajo për MIA-n, thotë se është vendosur për këtë hap për shkak se Stavrevski, dëgjohet në një audio incizim se si bën presion mbi votues. Mes tjerash ajo shton se në pajtim me dispozitat ligjore nevojiten dy nënshkrime, për shkak se ajo është e paraparë për vendimet e të gjitha ministrave dhe zëvendësministrave plotësues në Qeverinë teknike.

“Nuk mund të pajtohem me propozimin e tyre. Sipas ligjit ministri propozon, sipas ligjit kemi nënshkrime të lidhura”, thotë Petrovska, dhe shton se është e logjikshme se nëse nënshkrimi i saj është i duhur për emërimet e tjera, të jetë i duhur edhe për këtë propozim.

Në rast të mospajtimit mes ministrit dhe zëvendësministrit plotësues në ministritë se vallë një e çështje juridike apo financiare ka të bëjë me organizimin e zgjedhjeve, KSHZ është e obliguar në afat prej 24 orëve të miratojë vendim dhe të njëjtin ta dërgojë te Ministria përkatëse. Vendimi i KSHZ-së është përfundimtar.

Një javë pas zgjedhjes së Qeverisë së re teknike, në pajtim me Marrëveshjes e Përzhinës filluan ndryshimet kadrovike. Të premten e kaluar në MPB u emëruan 12 udhëheqës dhe 12 zëvendës plotësues. Këto ndryshime janë bërë në pajtim me neni 44 nga Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ministri Çulev dhe zëvendësministrja plotësuese Petrovska, nuk arritën Marrëveshje për pozitën e shefit të Policisë së Shkupit.

Në takimin e të premtes morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, gjegjësisht drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Sasho Tasevski.

Përveç për pozitën e të parit të Policisë së Shkupit, në takimin e fundit në MPB, u arrit Marrëveshje për ndërrimin shefave dhe zëvendësve të tyre në SPB-Ohër, Shtip, Manastir, Veles, Strumicë dhe Departamentin për Punë të Brendshme – Prilep. Përpos nënshkrimeve për këto pozita, Çulev dhe Petrovska, i kanë nënshkruar edhe ndryshimet për pozicionin e Sektorit për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standardet profesionale, Sektorin për operacione speciale në BSP, Sektorin për shkatërrimin e krimit organizuar në BSP, Njësinë Intervente të kuadër të SPB-Shkup, si dhe eprorin e njësisë për detyra speciale në Sektorin për operacione speciale policor në BSP.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com