Ku gjendet Agim Krasniqi? Flet vëllau Kadri Krasniqi

 Ku gjendet Agim Krasniqi? Flet vëllau Kadri Krasniqi

Mediumet sot kanë njoftuar se Agim Krasniqi nga Kondova, pasi ka shfrytëzuar vikend të lirë, nuk ëhstë kthyer në burgun e Shtipit, ku ka vuajtur dënimin. Gazeta Lajm ka biseduar me Kadri Krasniqin, vëllaun e Agim Krasniqit.

Ai thotë se familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

“Nuk kemi shumë se çka të flasim, sepse as nuk e dimë ku gjendet Agimi. Ne e kemi përcjellë të kthehet për në burg, kurse ku ka shkuar pastaj është vendim i tij. Ne si familje nuk kemi asnjë informacion”, deklaroi për gazetën Lajm, Kadri Krasniqi, vëllau i Agim Krasniqit.

Krasniqi, ishte liruar që ta kalojë vikendin në shtëpi, por meqë dje nuk është kthyer në burg ai udhëhiqet si i arratisur dhe policia ka filluar ta kërkojë.
Edhe drejtori i burgut, Miki Todorov për Agjencinë Shtetërore Informative ka thënë se të gjitha institucionet janë njoftuar, si dhe Drejtoria për Kryerjen e Sanksioneve, gjykata dhe policia.

Todorov vë në dukje se viteve të kaluara Krasniqi ka shfrytëzuar pushime në shtëpi për fundjavë dhe gjithmonë është kthyer në burgun e Shtipit për vuajtjen e dënimit me burg. Shton se nuk kanë pasur kurrfarë indikacione se Krasniqi pas këtij pushimi për fundjavë nuk do të kthehet në burgun e Shtipit.

Ndryshe, Krasniqi është i dënuar me 15 vite burg dhe të njëjtin e vuan nga viti 2008, kjo do të thotë se ai ka vuajture 13 vjet dënim me burg, ndërsa i kanë mbetur edhe tre vjet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com