Kumanovë, 29-vjeçari gjendet i vdekur në tualet

SPB-Kumanovë njofton se sot në polici është lajmëruar se tek tualetet mobile pranë ish-hotelit “Kristal” është gjetur trupi i pajetë i një 29-vjeçari. Me autorizim të Gjykatës Themelore në Kumanovë, SPB- Kumanovë ka inspektuar vendin e ngjarjes.

“Sipas raportit të mjekut, shkaku i vdekjes ka qenë mbidoza me narkotikë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.