Kurti bashkë me Osmanin përkulen para varrit të Rugovës – AlbMania    
     

Kurti bashkë me Osmanin përkulen para varrit të Rugovës

 Kurti bashkë me Osmanin përkulen para varrit të Rugovës

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani dhe lideri i VV-së, Albin Kurti kanë vënë kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 15-vjetorin e vdekjes së ideatorit dhe arkitektitit të pavarësisë.

Me këtë rast Osmani tha se jemi këtu për ta nderuar kujtimin e presidentit historik, njeriut që i bëri bashkë shqiptarët për kauzën e lirisë dhe pavarësisë.

“Njeriun që ndërtoi ura dhe miqësinë me shtetet që na qëndrojnë pranë. I përjetshëm kujtimi për të, themelet që ndërtoi, përgjithmonë do të mbesin si udhërrëfyes”, tha ndër të tjera Osmani.

Ndërsa, Kurti tha sot kujtojmë presidentin e parë të Republikës, duke kujtuar insitimin e tij politik dhe përkushtimin institucional.

“Bashkë me presidenten Osmani erdhëm për t’i vënë një kurorë me lule të freskëta, presidentit të parë dhe njëkohësisht presidentit të parë për çlirimit, duke kujtuar përkushtimin e tij institucional dhe qetësinë, durimin dhe institimin e tij politik dhe institucional”, tha kandidati për kryeministër nga VV-ja.