Kurti ‘dridhi’ Ramushin me vendimin për paga, ky është hapi i radhës që duhet bërë Kryeministri

 Kurti ‘dridhi’ Ramushin me vendimin për paga, ky është hapi i radhës që duhet bërë Kryeministri

Në fund të vitit 2017, kryeministri i asaj kohe, Ramush Haradinaj, mori vendim për rritjen e pagave.

E ky vendim u shfuqizua sot nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë, derisa u tha se vendimi nuk ka efekt për uljen e pagave aktuale në sistemin e drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ka qenë e pritur dhe është mirëpritur, pasi ka qenë vendim që ka dëmtuar interesin e shtetit, pasi Haradinaj i ka rritur pagën vetes, duke përfituar kështu nga shteti.

“Kjo ka qenë e pritur dhe është e mirëpritur nga opinioni, kështu që çdo vendim që ka dëmtuar interesin e shtetit duhet të shfuqizohet nga kryeministri i tanishëm sidomos pagat kanë qenë të papranueshme. Kanë qenë të papranueshëm për faktin që nuk janë rritur në bazë të ligjit, pra me nivelizim të pagave por me vendim të kryeministrit Haradinaj që duke i dhënë vetes të drejtë për përfitim nga shteti përderisa qytetari pikërisht për paga jo të dinjitetshme largohej nga Kosova”, është shprehur Kadriaj.

Sipas tij, çdo vendim i drejtë duhet të përkrahet dhe Kurti duhet të mendojë edhe për politika zhvillimore dhe se si të ndalë largimin e qytetarëve nga Kosova.

“Pra çdo vendim i drejtë duhet të përkrahet por tani e tutje kryeministrit Kurti duhet të mendojë edhe për politika zhvillimore krahas atyre politike për faktin që nuk mjafton veten të shfuqizon vendime të kryeministrit të kaluar por të mendojë se si të ndalë largimin e qytetarëve nga Kosova”, ka deklaruar Mustafë Kadriaj për “Bota sot”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com